Bill Gates paralajmëron se pandemia e ardhshme mund ta sjellë “fundin e botës”

11:20 | 10 Qershor 2022

Bill Gates një nga njerëzit më të pasur në botë dhe themeluesi i Microsoft, mori pjesë në samitin “Time 100” në Nju Jork.

Ai tha se Covid i kishte dhënë botës një shans për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme, veçanërisht ato që do të çonin në një destabilizim të madh të shoqërisë.

Gates parashikon një tjetër pandemi, shumë më vdekjeprurëse

Numri zyrtar i vdekjeve nga Covid në botë është rreth 6.3 milionë dhe ekspertët vlerësojnë se numri aktual i vdekjeve është shumë më i lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ka pasur rreth 14.9 milionë vdekje të lidhura me Covid në 2020 dhe 2021. Gates paralajmëroi se nuk duhet të llogarisim në fat gjatë pandemisë së ardhshme.

“Nëse një virus tjetër shfaqet me një virulencë të ngjashme, por me një shkallë vdekshmërie shumë më të lartë, si pesë për qind, mund të jetë fundi i shoqërisë. Mundësia e një pandemie tjetër në 20 vitet e ardhshme është më shumë se 50 për qind,” tha ai.

Gates shtoi se të paktën rreth 1 miliard dollarë në mbarë botën duhet të lihen mënjanë si pjesë e masave parandaluese dhe përgatitjeve vetëm për pandeminë e ardhshme. Themeluesi i Microsoft u bëri thirrje liderëve botërorë të formojnë një ekip global prej rreth 3000 ekspertësh të sëmundjeve infektive. “Ata me pikëpamjet e tyre të dakorduara mund të ndihmojnë njerëzimin për të kapërcyer pandemitë shkatërruese më pa dhimbje dhe më lehtë,” tha ai.

Komento: