
Këngëtari i njohur shqiptar Albatrit Muçiqi njihet për këngët e shumta që ka sjellë ndër vite.
Ai gjithashtu rrjedh nga një familje këngëtarësh, babai i tij Nysret Muçiqi dhe nëna Merita Spahiu janë këngëtarë të njohur të muzikës popullore.
Albatriti është martuar vite me pare me Egzonën dhe tani janë bërë prindër të tre fëmijëve.
E sot dy binjakët e tyre e kanë ditëlindjen e parë.
Albatriti dhe Egzona janë përkujdesur që t’i urojnë me fjalët me të ëmbla.
“Sot një vit na bekoi zoti me dy binjakët tanë, dhashtë zoti ta keni shëndetin dhe lumturinë e kësaj bote”, ka shkruar Albatriti, përkrah fotografisë.

“Gëzuar 1 vjetorin shpirtat e mamit Erald&Elia, paqi shendetin e krejt të mirat, ju dua pafudnësisht”, ka shkruar në Instagram Egzona. /ORAinfo/

