
Përplasja e fundit mes Edi Kuçit dhe Joz Markut dyshohet se mund të ketë lidhje me një video të publikuar më herët nga Edi në TikTok, ku ai kishte rikthyer në vëmendje një moment të Jozit gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania.
Në videon e publikuar, shihej momenti kur Jozi kishte goditur me shuplakë Gjestin brenda shtëpisë së reality show-t. Edi kishte treguar se pamjet ia kishin dërguar shumë persona dhe kishte vendosur t’i shpërndante, duke reaguar ashpër ndaj Jozit.
Krahas videos, ai kishte përdorur edhe shprehjen “bir shk*ne”, ndërsa kishte sqaruar se synimi i tij ishte të tregonte se Gjesti nuk ishte i vetëm përballë situatave të tilla.
Videoja dhe reagimet e Edit ishin publikuar kohë më parë dhe jo në momentin kur ndodhi përplasja e fundit mes dyshes.
Megjithatë, raportet mes tyre më pas janë përshkallëzuar. Joz Marku dyshohet se e ka sulmuar Edi Kuçin, ndërsa pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë nxitur reagime të shumta.
Pas rastit, Edi Kuçi është intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur trajtimin e çështjes.
Nga ana tjetër, Jozi ka mohuar se bëhej fjalë për një incident real, duke pretenduar se gjithçka ishte pjesë e një skene të inskenuar.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, ka deklaruar ai.
