Biseda Kusari-Simiq, opozita: ‘’Albin Kurti po fol me Simiqin, jo Mimoza’’ – pozita: S’janë të vërteta bisedat

18:08 | 16 October 2024
biseda-kusari-simiq,-opozita:-‘’albin-kurti-po-fol-me-simiqin,-jo-mimoza’’-–-pozita:-s’jane-te-verteta-bisedat

Pas publikimit të disa incizimeve me zë që kishte bërë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes me zyrtarë të lartë të Listës Serbe, në media janë publikuar biseda të reja ku implikon shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, derisa flet me Sllavko Simiqin, deputet dhe zyrtar i lartë i Listës Serbe.

Kusari-Lila, derisa e quan ‘’brate’’ që në shqip i bie ‘’vëlla’’ Simiqin, flasin për koordinimin rreth rrymës për veriun e Kosovës.

Nga bisedat e publikuara në media, përveç koordinimit për takim, Kusari-Lila, pranon që të shkoj edhe për një takim me Milan Radojeçiqin, në Kapaonik të Serbisë, takim për të cilin nuk dihet nëse ka ndodhur ose jo dhe nëse ka ndodhur, nuk dihet çfarë është biseduar.

Pas publikimit të këtyre përgjimeve, kanë filluar reagimet nga partitë opozitare dhe nga analistë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm në vend.

 

Lushtaku: Kurti po i thotë vëlla Simiqit se ky e di serbishten më mirë se shqipen

Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, thotë se biseda e publikuar mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiq, është bisedë mes Albin Kurtit dhe Simiqit dhe se për të Kurti e di shumë mirë serbishten.

”Unë mendoj se kjo është bisedë e Albin Kurtit. Më së paku ka faj Mimoza, ky është fjalor i Albin Kurtit. Të dytë e dijnë serbishtën, më mirë se shqipen, fort e dijnë serbishten’’ thotë ai.

Lushtaku, insiston se biseda Kusari-Simiq, është bisedë Kurti-Simiq.

‘’Albin Kurti është ka fol, Kurti po i thotë vëlla Simiqit, pra biseda është mes tyre’’ shprehet ai.

Lushtaku, e vlerëson si të rrezikshme këtë bisedë dhe thotë se Prokuroria është dashur ta merr në pyetje Kusari-Lilën.

‘’ Ky është rreziku më i madh, pasi shërbimet informative dhe Prokuroria është dashur të i merr në pyetje, sepse nuk e dijmë se çka kanë folur dhe kjo paraqet rrezik për shtetin dhe qytetarët e Kosovës” tha ai për FrontOnline.

 

Deputeti i VV-së: Nuk i besoj përgjimeve e bisedave, qytetarët e dijnë a jemi të afërt me Listën Serbe

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline, ka folur për bisedën e publikuar mes Mimoza Kusari-Lilës të VV-së dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

Për deputetin e VV-së, qytetarët e dijnë se kush i ka miq Listën Serbe derisa shpreh bindjen se kjo parti ka pësuar debakël me ardhjen e VV-së në pushtet.

”Qytetarët e Kosovës e dijnë kush i ka pasur e kush i ka miq Listën Serbe dhe dihet se çfarë debakli ka pësuar Lista Serbe nga ne. Si VV jemi të dëshmuar sa kemi bashkëpunim ose jo me serbet, e veçmas me ata njerëz që janë të indoktrinuar me Vuçiqin’’ thotë ai.

Deputeti i VV-së, thotë se figura të PDK-së, si Sami Lushtaku e Elmi Reçica janë ata që qëndrojnë prapa tyre.

‘’Unë këto biseda, për derisa e shoh Elmi Reçicën bashkë me opioninsta, derisa e shoh Sami Lushtakun me analista, dhe pas dy dite fillon një avaz i madh në media, unë nuk ju besoj këtyre përgjimeve dhe jam i bindur se s’ka të bëjë asgjë me të vërtetë’’ shprehet ai.

 

Thaçi, madje thotë se ka dëgjuar bisedat e fundit për cilat beson se janë të montuara.

‘’Unë kam pas rastin me dëgju bisedën e fundit, nuk jam ekspert i kibernetikës, mirëpo duke parë ndalesën e zërit, është njëfar montazhe’’ theksoj ai.

 

Arifi: Kusari-Lila duhet të largohet nga politika, nuk arsyetohet kjo gjë

Analisti poltiik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka komentuar bisedat e fundit të publikuara në media mes Mimoza Kusari-Lilës si shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, me anëtarin dhe deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Arifi, thotë se me publikimin e këtyre bisedave ka vdekur morali dhe etika në politikë.

”Gjithë problemi është që nga fillimi, nuk ka nevojë me dalë ende materiale. Problemi është etik dhe moral. Këtu ka vdek edhe morali edhe etika’’ tha ai.

Arifi, thotë se përkundër insistimit për me e justifiku këtë gjë, kjo nuk mund të ndodh duke kërkuar që Mimoza Kusari-Lila të largohet nga politika.

‘’Po mundohen me justifiku çka nuk justifikohet, këtu nuk ka as diskutim. Më e mira është Kusari me u largu nga politika’’ thotë ai.

Analisti Arifi thotë se kjo gjë nuk arsyetohet.

‘’Po më vjen keq nga ajo, por është e rëndë në aspektin moral dhe etik që me justifiku një gjë të tillë” u shpreh ai.

Komento: