
Bisedimet e paqes në mes të Ukrainës e Rusisë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Gjenevë kanë përfunduar.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti ka raportuar disa komente nga kryenegociatori i Moskës Vladimir Medinsky pas përfundimit të takimit të sotëm.
“Negociatat zgjatën dy ditë: një kohë shumë e gjatë dje në formate të ndryshme dhe rreth dy orë sot. Ato ishin të vështira, por profesionale”, u citua të thoshte ai.
Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në të ardhmen e afërt, shtoi Medinsky.
Vetëm pak çaste para fjalimit të tij, presidenti ukrainas Zelenskyy postoi një mesazh në mediat sociale duke i përshkruar gjithashtu bisedimet si “të vështira”.