Bisedimet kanë filluar: Milan pritet të transferojë yllin e Atalantës

16:33 | 09 April 2024

Milan ka gati super goditjen e parë për merkaton e verës.

Pasi ka kaluar Juventusin në renditje, tashmë objektivi konkret në kampionat është ruajtja e vendit të dytë në renditje deri në fund, pa harruar rrugën ende të hapur dhe në fazën kyçe të Europa League.

Pozicioni aktual në Serie A tashmë duket se e projekton Milanin në edicionin e ardhshëm të Champions League, një objektiv i cili gjithashtu i lejon drejtuesit e klubit milanez të fillojnë të punojnë paraprakisht se cilat do të jenë lëvizjet për verën e ardhshme.

Ka katër role prioritare për t’u forcuar në sesionin e ardhshëm të merkatos, të cilat mund të forcojnë më tej Djallin në përpjekje për të ngushtuar diferencat me Interin.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se për repartin e mbrojtjes, Milan synon transferimin e Giorgio Scalvinit nga Atalanta.

Mbrojtësi italian ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe kartoni i tij ka kapur vlerën e 45 milionë eurove.

Milan do tia ofrojë Atalantës kartonin e De Ketelaere dhe 20 milionë euro në këmbim të Scalvinit.

Atalanta ka vendosur ta mbajë në skuadër De Ketelaere dhe zikaltrit janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Milanit.

Komento: