Bisedimet me Serbinë, LDK-ja do të përfshihet vetëm me këtë kusht – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bisedimet me Serbinë, LDK-ja do të përfshihet vetëm me këtë kusht

00:05 | 15 Mars 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar.

LDK-ja është e gatshme të bëhët pjesë e një qeverie gjithpërfshirëse, me kushtin që ta udhëheqë qeverinë dhe rrjedhimisht edhe dialogun sipas Kushtetutës.

Kështu ka deklaruar Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ai ka thënë në RTK 3 se marrëveshjet ndërkombëtare i negocion qeveria.

Sipas tij, nëse një parti refuzon të bëhet pjesë e kësaj qeverie, atëherë LDK-ja nuk do të pranonte të ndodhte kjo, sepse kjo do të kishte kuptim vetëm nësë të gjithë bëhën bashkë.

Ai ka qenë shumë kritik edhe për zhvillimet politike, duke thënë se kjo qeveri e ka sjellë Kosovën në pikën më të ulët në politikën ndërkombëtare.

Ai ka komentuar edhe raportin e DASH-it për korrupsionin. “Qeveria aktuale e ka sjellë vendin në nivel shumë të dobët edhe ne sundimin e ligjit dhe çështje të tjera”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se nuk parapelqejnë rrëzimin e qeverisë me votat e Listës serbe, por nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi. Sipas tij qeveria do të ishte mirë të ofronte dorëheqje pasi që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!