Bisedimet në Bruksel për dinarin/ Ish-ministri i Jashtëm: Qeveria iku nga përgjegjësia

09:33 | 01 Mars 2024
bisedimet-ne-bruksel-per-dinarin/-ish-ministri-i-jashtem:-qeveria-iku-nga-pergjegjesia


Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po thotë se në dialog duhet të shkohet vetëm në nivel politik, dhe jo të dërgohet një institucion i pavarur siç është BQK-ja në këtë rast.

Ai, thotë se më këtë Qeveria ka ikur nga përgjegjësia dhe llogaridhënia.

Madje, pohon se ky është vetëm mashtrim që po iu servohet qytetarëve të Kosovës.

“Jo, siç e thashë, nëse shkon në dialog, duhet të shkojë në nivel politik, dhe jo një institucion i pavarur si BQK për të dërguar në një takim me nivelin politik serb për të diskutuar. Kjo është ikje nga përgjegjësia dhe llogaridhënia e atyre në qeveri që janë përgjegjës për dialogun, dhe është një mashtrim që i servohet qytetarëve të Kosovës se pretendohet se nuk ka dialog për dinarin, por në të vërtetë po dialogohet në fund me një kosto vetëm për Kosovën”, është shprehur Pacolli, për Front Online.

Komento: