Bislimi akuzoi deputetët e opozitës se po rrejnë, kjo shkaktoi zhurmë në Kuvend

11:35 | 20 Janar 2022

Zhurmë në Kuvend pasi Bislimi akuzoi deputetët e opozitës se po rrejnë.

Në Kuvendin e Kosovës është krijuar zhurmë gjatë kohës sa po fliste zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili akuzoi deputetët e opozitës se po gënjejnë për çmimin e energjisë.

“U mytëm tu ju thanë po reni, edhe prapë po dilni po rreni”, ishte deklarata e Bislimit drejt deputetëtve.

Pas zhurmës së krijuar ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u bëri thirrje deputetëve që ta respektojnë njëri-tjetrin.

“Ju lutem respektojeni njëri-tjetrin kur flisni edhe leni kolëgët me fol”, tha Konjufca.

Komento: