Bislimi e Mathisen takim lamtumirës, biseduan mbi situatën në vend

22:38 | 13 November 2024
bislimi-e-mathisen-takim-lamtumires,-biseduan-mbi-situaten-ne-vend

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim lamtumirës Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg. Bashkë me të në këtë takim ishte edhe pasuesi i tij në këtë pozitë, Eirik Nestås Mathisen.

Në këtë takim, siç ka bërë të ditur Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë  u bisedua mbi situatën në vend dhe progresin e katër viteve të fundit.

“Zëvendëskryeministri theksoi ndër të tjera rritjen ekonomike, rritjen e punësimit me theks tek të rinjtë dhe gratë, mbështetjen për herë të parë përmes shtesave për fëmijë dhe nënat lehona, fillimi i operimit në bilanc pozitiv i ndërmarrjeve publike, apo edhe sundimi i ligjit”, bëhet e ditur ë komunikatë.

Gjithashtu, në këtë takim si sukses është përmendur liberalizimi i vizave për kosovarët, puna e zhvilluar në kuadër të Planit të Rritjes e rankimi i siç kanë thënë i lartë i Kosovës në matjet dhe indekset ndërkombëtare e që për qeverinë janë si dëshmi e zhvillimit demokratik të vendit.

“U vlerësua dhe arritja së fundmi e marrëveshjes për Tregti të Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Norvegjia, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime dhe bashkëpunim më të madh ekonomik e tregtar mes nesh. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, krahas thellimit të bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me shtetet e tjera të Evropës”, përfundon komunikata.

Komento: