Bislimi e pret një delegacion të FMN-së, po punohet intensivisht lidhur me projektet për energjinë

18:33 | 27 Mars 2024
bislimi-e-pret-nje-delegacion-te-fmn-se,-po-punohet-intensivisht-lidhur-me-projektet-per-energjine

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefi i ri i këtij misioni për Kosovë, Sebastian Sosa.

Në njoftim thuhet se në takim u theksua bashkëpunimi me FMN-në dhe vazhdimësia e tij.

“Nga FMN-ja u vlerësua lartësisht performanca e institucioneve të Kosovës lidhur me reformat e ndërlidhura me marrëveshjet mes Kosovës dhe FMN-së. Aktualisht po punohet intensivisht e për së afërmi me institucionet relevante lidhur me projektet në energji, me theks të veçantë ato në energjinë e ripërtërishme”.

“U trajtuan dhe rezultatet pozitive e performanca e Kosovës në indikatorët kryesorë makroekonomikë, ku edhe pritet që trendi të vazhdojë të jetë pozitiv, në krahasim dhe me shtetet e tjera të rajonit. Bislimi e falënderoi delegacionin për bashkëpunimin dhe bisedat gjithmonë të frytshme, duke nënvizuar dhe rëndësinë në vazhdimin e punës në ngritjen e kapaciteteve, të cilat do të reflektojnë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Komento: