Bislimi flet për arsyet pse Kosova nuk kërkoi dje nga BE heqjen e masave ndëshkuese

17:53 | 27 Tetor 2023
bislimi-flet-per-arsyet-pse-kosova-nuk-kerkoi-dje-nga-be-heqjen-e-masave-ndeshkuese

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka qenë interes i Kosovës që të kërkohet heqja e masave që vendit i ka vendosur Bashkimi Evropian.

“Nëse ne do të kishim pranuar që në pjesën zyrtare të fusim në ekuacion edhe heqjen e masave, kjo do të ishte bërë pjesë e marrëveshjes pastaj. Ne mendojmë që heqja e masave do të duhej të bëhej për shkak të veprimeve që ka marrë Kosova në de-eskalim”, deklaroi Bislimi.

“Heqja e masave nuk do të duhej të ishte një lloj koncesioni nga ana e BE-së, që më pas të përfshihej në marrëveshjen bazike”.

Bislimi thotë se në BE ka një dakordim që masat ndaj Kosovës janë të padrejta.

“Si do të gjendet mënyra se si ata do t’i largojnë këto masa. Mirëpo masat nuk janë vendosur me votim e as nuk do të largohen përmes votimit”.

Ai thotë se për momentin kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë është kategorikisht një vend i Bashkimit Evropian./Telegrafi

Komento: