Bislimi i pret në Qeveri dy delegacione nesër në mëngjes

17:09 | 03 Korrik 2022

Nesër Besnik Bislimi, do të ketë takime të rëndësishme.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër në mëngjes do të presë në Qeveri delegacione nga Filanda dhe Irlanda.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, delegacionet kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

“Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 08:45”, njofton ZKM.

Komento: