Ai tha se në takimin e fundit që kanë pasur në Bruksel, ka pasur një keqinterpretim nga ana e Brukselit për sa i përket asaj se si duhet të duket marrëveshja që garanton nënshkrimin e kontratës.
“Në Bratislavë është eliminuar ky keqkuptim dhe jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit”, tha Bislimi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Bislimi tha se ka ide nga Lajçak që plani i sekuencimit kërkon takim të nivelit të lartë, sepse, siç tha ai, kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces.