Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka komentuar takimin që ka pasur sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se me SHBA-të, Kosova është aleate në vlera dhe parnterë në qëllime.
Ai tha se me ambasadorin ka diskutuar për dialogun dhe rrugën përpara.
“Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Bislimit:
Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime.
Në takimin me ambasadorin Hovenier, u riafirmua partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Diskutuam mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi edhe nga vizita e z. Escobar.
Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.