Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendës-shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.
Në kumtesën për media bëhet e ditur se Bislimi shprehu mirënjohjen për partneritetin dhe aleancën e ShBA-së dhe përgjatë bashkëbisedimit trajtoi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim.
Më tej, u diskutua dhe rreth situatës së sigurisë, procesin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilëve zëvendëskryeministri nënvizoi konstruktivitetin e Republikës së Kosovës në secilin proces.