
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi me rastin e shënimit të 28 nëntorit, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Bislimi tha do të punojnë 365 ditë të çdo viti, në mënyrë që të realizohet amaneti i komandatit Adem Jashari.
“Kemi ardhur këtu bashkë me Qeveri e Kuvend, në vendin ku me mirë se gjithkund dëshmohet sakrifica jonë në këtë ditë të rëndësishme. Jemi krenarë për të gjithë ata burra dhe gra, që për dekada shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetëmohim për të gëzuar ne këtë liri që sot e kemi. Por në të njëjtën kohë si Qeveri e Republikës së Kosovës, zotohemi se për 365 ditë të çdo viti, do të punojmë që zotimet e komandantit legjendar Adem Jasharit përfundimisht të realizohen”, tha ai.