Bislimi në takimin me ambasadorin britanik: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme

18:03 | 02 Prill 2024
bislimi-ne-takimin-me-ambasadorin-britanik:-e-falenderova-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot gjatë ditës është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në platformën X, Bislimi ka shkruar duke u shprehur se është i lumtur që ka ndodhur ky takim.

“E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj vendit tonë dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të sinqertë”, ka shkruar Bislimi.

Hargreaves është takuar sot edhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Komento: