Bislimi njofton për takimin e djeshëm me Troccaz: Mbuluam disa tema, me fokus zhvillimet e fundit

09:03 | 27 Mars 2024
bislimi-njofton-per-takimin-e-djeshem-me-troccaz:-mbuluam-disa-tema,-me-fokus-zhvillimet-e-fundit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar këtë të mërkurë se një ditë më parë ka zhvilluar takim me të Dërguarin e Francës për Ballkanin, Rene Troccaz.

“Dita e djeshme u dallua me takime dhe diskutime të rëndësishme, përfshirë atë me emisarin francez, Troccaz, të cilin e mirëprita në Kosovë”, nis shkrimi i Bislimit.

“Mbuluam një mori temash, me fokus zhvillimet e fundit. Kosova dhe Franca ndajnë një lidhje të fortë, derisa ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona”.

Komento: