Bislimi thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat.
Ai tha se bisedimet duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, tha ai.
Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka dhënë sihariqin e arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Borrell tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera.