Bislimi priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, diskutuan për procesin e dialogut 

18:26 | 12 Dhjetor 2023
bislimi-priti-ne-takim-ambasadorin-e-turqise-ne-kosove,-diskutuan-per-procesin-e-dialogut 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Komento: