Bislimi priti në takim ambasadorin norvegjez, diskutuan për çështjet aktuale në vend

20:04 | 15 Shkurt 2024
bislimi-priti-ne-takim-ambasadorin-norvegjez,-diskutuan-per-ceshtjet-aktuale-ne-vend

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në takim, u bisedua mbi rrugëtimin drejt integrimit evropian të Kosovës.

Bislimi shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.

U theksua se Kosovës mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e reformave.

Më tej, u diskutua edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e çështjeve të aktualitetit. Bislimi e falënderoi ambasadorin për partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve.

Komento: