Bislimi: S’është rastësi që Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike

10:22 | 18 Maj 2023

Bislimi e fillon ditën me statistika: S’është rastësi që Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka publikuar të mërkurën një grafikë ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Kjo statistikë siç thotë njeriu i dytë i qeverisë, vlen për vitin 2022. Ai shton se BERZH parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.

“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bislim.

Komento: