
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Kosovës.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Ai iu referua Drejtorisë së Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme se ka njoftuar për këtë.
Postimi i tij i plotë:
Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.
DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.
Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë./Front Online
