Bislimi: Statusi i avancuar në NATO, lajm i shkëlqyer

16:16 | 27 Maj 2024
bislimi:-statusi-i-avancuar-ne-nato,-lajm-i-shkelqyer

Lajm të shkëlqyeshëm e ka konsideruar edhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryengeociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, votimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.

“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë “, ka shkruar Bislimi në platformën sociale X.

Komento: