Bislimi: Synojmë një mjedis më të mirë të të bërit biznes në Kosovë

11:52 | 10 Shkurt 2022

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi në takimin ku është bërë prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese, ka thënë se reforma e administratës publike do të ofroj qasje më të mirë në mjedisin e të bërit biznes.

Bislimi ka shtuar se kjo do të ketë edhe llogaridhënie institucionale.

“Si pjesë e reformave të përgjithshme në administratën publike, është përmirësimi i zhvillimit dhe koordinimi i politikave do të zbatohet përmes kornizës kombëtare të menaxhimit strategjik.Thjeshtësimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithve prej nesh dhe do të krijoj një mjedis më të mirë të të bërit biznes në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra theksoi se kjo reformë është e domosdoshme.

Dobra ka shtuar se një prej këtyre reformave në aspektin ligjor është ligji për procedurat e përgjithshme për lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.

Komento: