Bislimi takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin rreth zhvillimeve në procesin e dialogut

19:01 | 16 December 2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Siç njoftohet në komunikatën për media, ambasadori Sakar, e uroi Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit, Këshillit dhe Komisinit Evropian.

Në komunikatë njoftohet se, në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në proceisn e dialogut.

Komunikata e plotë:

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar

Prishtinë, 16 dhjetor 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Ambasadori Sakar e uroi Kosovën në ecjen tutje në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave pas dakordimit të Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit Evropian. Gjithashtu, u përmend dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi rreth përgatitjeve të Kosovës në këtë proces dhe mbështetjen që vendi e ka marrë që në momentin e dorëzimit të aplikimit.

Në takim, u diskutua dhe rreth zhvillimeve në procesin e dialogut.

Komento: