Bislimi takohet me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë

18:06 | 30 Prill 2021

Besnik Bislmi është takuar st me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilník.

Në takim, Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, i ka bërë thirrje që Sllovakia të bëhet pjesë e grupit të BE-së që e njeh Kosovën.

Ndërkaq, Kostilník në takim ka thënë se Sllovakia është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e integrimit europian dhe asaj të ekonomisë.

Ai po ashtu theksoi njëkohësisht se ata janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë edhe procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Bislimi ka thënë se mirëpret interesimin e Sllovakisë në procesin e dialogut. Ai e informoi Kostilnik se Qeveria e Kosovës synon që t’i kthehet procesit të dialogut duke qenë mirë e përgatitur.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, diskutimi vazhdoi për planet e Qeverisë për zhvillim dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy vendeve.

Komento: