Bislimi takon ambasadorin italian De Riu, kërkon largimin e masave ndaj Kosovës

14:08 | 22 October 2024
bislimi-takon-ambasadorin-italian-de-riu,-kerkon-largimin-e-masave-ndaj-kosoves

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit thuhet se u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre.

“Integrimi evropian i Kosovës, ishte gjithashtu në fokus të bisedës, ku zëvendëskryeministri theksoi angazhimin e vendit në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe rëndësinë e ecjes përpara në hapa me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Tutje, në njoftim thuhet se zëvendëskryeministri nënvizoi dhe nevojën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të mbeten në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në raportin e tij ku rekomandon që masat duhet të hiqen.

Komento: