Bislimi takon eurodeputetin Reuten, flasin për procesin e dialogut

15:33 | 08 Shtator 2023
bislimi-takon-eurodeputetin-reuten,-flasin-per-procesin-e-dialogut

Gjatë qëndrimit në Holandë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, u takua me eurodeputetin nga radhët e grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), Thijs Reuten.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, ndër të tjerash u diskutua edhe për procesin e dialogut.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi eurodeputetin me ritmin dhe dinamikën e punës së zhvilluar në përmbushjen e reformave evropiane. Po ashtu, ai tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, duhet të njohë hapa tutje të vlerësimit dhe marrjen e pyetësorit që të kemi vlerësim kredibil dhe të barabartë të reformave krahas vendeve të tjera të rajonit. Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut, ku zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet në plotni, pa vonesa e kushtëzime dhe përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të balancuar e të barabartë”, thuhet në njoftim.

Teksa theksohet se Bislimi e falënderoi eurodeputetin Reuten për takimin dhe diskutimet e shpeshta e produktive. /Front Online

Komento: