Bislimi takon zyrtaren e BE-së, flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

14:13 | 28 October 2024
bislimi-takon-zyrtaren-e-be-se,-flasin-per-rrugetimin-e-kosoves-drejt-integrimit-evropian

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim ditën e sotme Kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka thënë se me zyrtaren nga Bashkimi Evropian, Bislimi bisedoi rreth aktualitetit dhe zhvillimeve në vend dhe rajon, si dhe për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%”.

“Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Komento: