Bislimi thotë se do t’i fitojnë 62 deputetë pa votat e mërgatës

23:12 | 19 Janar 2021

Besnik Bislimi thotë se do t’i fitojnë 62 deputetë pa votat e mërgatës.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi i ka komentuar rezultatet e sondazhit që e la në gjysmë Armend Muja, pasi aderoi në këtë parti.

Sipas sondazhit të “Rrinvest”, fituese e zgkjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 54, 1 për qind që i bie 62 deputetë.

“54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai menjëherë pas publikimit të sondazhit.

Besnik Bislimi ditë më parë në Kanal 10 tha se rritja e Vetëvendosjes është e frikshme dhe se po e lë pa gjumë.

Komento: