Bislimi thotë se takimi me Petkoviq ka përfunduar pa rezultat në “temat e rëndësishme”

18:08 | 24 October 2024
bislimi-thote-se-takimi-me-petkoviq-ka-perfunduar-pa-rezultat-ne-“temat-e-rendesishme”

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme” të enjten në Bruksel, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Takimi trepalësh nisi të enjten pasdite, pas takimeve dypalëshe që i dërguari i bllokut Mirosllav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Komento: