Bislimi udhëton drejt Polonisë

12:38 | 21 November 2024
bislimi-udheton-drejt-polonise

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Polonisë, Varshavës.

Sipas njoftimit, në këtë vizitë zyrtare, zëvendëskryeministri do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”, si dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin për Bashkim Evropian të Polonisë, Adam Szłapka.

Komento: