Bislimi: Vuçiq t’u jep autonomi shqiptarëve në tri komunat e Luginës

17:38 | 11 December 2024
bislimi:-vuciq-t’u-jep-autonomi-shqiptareve-ne-tri-komunat-e-lugines

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për modelet autonome evropiane, duke thënë se ai duhet të ofrojë një model të tillë për shqiptarët në tri komunat në Luginë të Preshevës.

“Vuçiq vlerëson modele të ndryshme të autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke u ofruar një model të tillë shqiptarëve të tri komunave në jug”, ka shkruar Bislimi në X.

Ai ka përkujtuar se në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë.

Vucic praises various models of European autonomies. He should lead by example by offering such a model to Albanians in the three municipalities in the south. There are more Albanians in Serbia than Serbs in Kosova.
https://t.co/MhQ5wgSSig

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 11, 2024

Së fundi, Berliner Zeitung shkruan për fjalimin e Vuçiq javën e kaluar në Cyrih, se si publiku në sallë ka mbetur i shtangur në disa raste, e dy herë i hutuar.

Duke folur për Ballkanin, Vuçiq vlerësoi se “konflikti mund të ishte i qetë nëse rajoni pranohej plotësisht në BE”, shkruan Berliner Zeitung dhe thekson se presidenti i Serbisë përmendi Tirolin e Jugut, Alsasën “si shembuj të suksesshëm nga kohët e fundit”.

Komento: