Pas një rënie të vazhdueshme të kriptovalutës Bitcon, siç duket vlera e saj po sheh përsëri rritje.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 50 mijë dollarë.
Pra, rritja e kësaj kriptovalute brenda një jave është 6 për qind.
Për sa i përket vlerës së kapitalit të tregut, sërish vlera ka arritur në 2 trilionë dollarë.
Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave.
Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit.