Bizneset kontrollohen për dezinfektimin e hapësirave nga Insepksioni në Prishtinë

13:29 | 07 Maj 2020

Inspeksioni në Prishtinë kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se ekipet do të inspektojnë secilin biznes nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

Sipas njoftimit, bizneset do të kontrollojnë nëse janë të dezinfektuara hapësirat, karrocat shportat dhe mbajtja e distancës.

“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat. Mbajeni distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse”, ka shkruar Tahiri.

Komento: