Nga ora 10:00 deri tani mbi 200 thirrje për keqpërdorim çmimesh, nga bizneset.
Shumë biznese kanë shfrytëzuar panikun dhe gjendjen që është krijuar pas përhapjes së koronavirusit në shtetet fqinje.
Por, në lidhje me këtë tashmë qytetarëve ATK-ja është në dispozicion të qytetarëve, për të raportuar keqpërdorimin e çmimeve.
Ky institucion përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka njoftuar se që nga ora 10:00 e deri tani kanë marrë 228 thirrje.
Ky është postimi i plotë i ATK-së:
228 thirrje të pranuara deri tani nga qytetarët
ATK-ja ofron edhe një linje për raportim 038 222 165
Të nderuar qytetarë linja papagës 0800 80 800 është e hapur për të pranuar raportimet tuaja, sa i përket keqpërdorimit të çmimeve te bizneset në Kosovës, me rastin e koronavirusit.
Sot nga ora 10:00 deri tani përmes linjës pa pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht te marketet dhe farmacitë, ato janë adresuar tek inspektorët tatimorë për trajtim ligjor.
Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë).