Biznesmeni që kërkohet nga policia në Indi, pritet nga kryeministri Haradinaj

20:41 | 22 March 2019

Kosova ka mirëpritur biznesmenin e kërkuar në Indi.

Prejse u bë kryeministër, priti shumë mysafirë në zyrën e tij. Pos politikanëve, në zyren e tij erdhën edhe afaristë dhe investitorë potencialë në Kosovë.

Në mesin e tyre ishte edhe personi me emrin Chetankumar Sandesara të cilin Ramush Haradinaj e takoi më 22 shkurt.

U tha se ai është i interesuar të investojë në turizëm e bujqësi në bashkëpunim me bizneset që ka në amerikë.

Përtej këtij njoftimi, biznesmeni me prejardhje nga India bashkë me vëllaun e tij, Nitin Sandesara, dalin të jenë të kërkuar nga drejtësia e shtetit amë.

Mediat lokale në vendin e largët aziatik raportojnë se mbi këtë dyshe rëndon akuza për shpërlarje parash në vlerë mbi 600 milionë dollarë.

Komento: