Në një hotel në Prishtinë, humbi jetën një shtetas austriak.
Një biznesmen 47 vjeçar me prejardhje austriake ndërroi jetë të premten në një dhomë hoteli në Prishtinë.
Departamenti i Shtetit të Austrisë në një prononcim për ‘Kleine Zeitung’ ka konfirmuar që janë në kontakt me autoritetet e Kosovës.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe të afërmit. U urdhërua një autopsi .”, tha zëdhënësi i ministrisë, Peter Guschelbauer.
Autoritetet kosovare nuk po presin që të jetë një vdekje e dyshimtë. Nuk ka dëshmi që të ketë pasur një palë tjetër në vendin e ngjarjes.
Austria po përkrah familjen dhe pritet që së shpejti që kufoma të shkoj në Austri.