Bjellorusia ndëshkohet nga UEFA për qëndrimin e saj pro-rus

15:20 | 03 Mars 2022

UEFA e ndëshkon edhe Bjellorusinë për qëndrimin e saj pro-rus.

Federata Evropiane e Futbollit – UEFA e ka ndëshkuar edhe Bjellorusinë, pas Rusisë.

Kjo për faktin se ky shtet e ka një rol aktiv pro-rus në luftën kundër Ukrainës.

Institucioni më i lartë i futbollit evropian ka njoftuar se klubet dhe Kombëtarja e Bjellorusisë, në garat që i organizon UEFA do të luajnë në terren neutral, kur do të jenë si vendës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ndër të tjera, asnjë spektator nuk do të mund të jetë prezent në tribuna kur skuadrat apo Kombëtarja bjelloruse do të jetë vendëse.

Së fundmi, UEFA dhe FIFA vendosën t’i përjashtonin përfundimisht ekipet ruse, por edhe Kombëtaren, të marrin pjesë në garat që i organizojnë këto dy organizata të futbollit.

Komento: