Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lansuar edhe një aplikacion shumë të rëndësishëm, atë të mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve.
Përmes këtij aplikacioni në një kohë shumë të shkurtë, duke paguar 30 euro ju mund të merrni certifikatën e historisë së sigurimeve e cila është shumë e domosdoshme për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Aplikacioni mundëson gjenerimin certifikatës se historisë së sigurimeve e cila kërkohet nga kompanitë e sigurimeve jashtë Kosovës në mënyrë që mund të përfitojnë zbritje të premisë së sigurimi nëse klienti vërteton se ka histori të sigurimeve.
Në certifikatë listohen policat të cilat klienti i ka pas në diskoni për automjetet e tij, ku shfaqet automjet, periudha e sigurimit dhe kompania e sigurimit që ka lëshuar sigurimin. Këto certifikata munde të lëshohen në këto gjuhë të huaja Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht.
Çmimi për certifikatën e historisë së sigurimeve është 30€.
Gjithashtu në ditët në vijim Byroja Kosovare e Sigurimit do ta lansoj edhe një modul tjetër po ashtu shumë të rëndësishëm të verifikimit të së kaluarës së automjetit kundrejt një pagesë prej 20 euro./Front Online
https://apps.apple.com/us/app/bks-app/id1660764520
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.quantix.bks.app