Blakaj: Kryeministri s’do të duhej ta lavdërojë një të dënuar për krime lufte

23:55 | 17 January 2023

Duke iu referuar një deklarate përkujtimi me fjalë të mira për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq nga kryeministri Kurti, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të lavdërojë të dënuarit për krime lufte.

Blakaj ka thënë se deklarata e Kurtit, është për keqardhje.

“Është me të vërtetë për keqardhje, e papranueshme, jo vetëm për familjarët, por edhe për neve si shoqëri civile, besoj për tërë shoqërinë që kryeministri i vendit me lavdëru dikënd i cili ka qenë i dënum në shkallë të parë për krime lufte dhe është kthyer në rigjykim”, ka thënë ai.

Blakaj ka deklaruar se ky është parim jo vetëm në rastin e Ivanoviq, por për këdo që që ka qenë në proces gjyqësor për krime lufte.

“Dhe këtë e them në mënyrë parimore, jo vetëm për Ivanoviqin, por kushdo të ketë qenë në proces gjyqësor si i akuzuar për krime lufte, shqiptar a serb, nuk do të duhej të lavdërohej nga përfaqësuesit e shtetit e sidomos jo nga kryeministri”, ka thënë ai.

“Shpreh pakënaqësinë time me këtë deklaratë”, ka vazhduar Berani.

Në fund, Berani ka thënë se situata në këtë pikë ka ardhur si rrjedhojë e një numëri të madh faktorësh. /Express

Komento: