Blerant Stavileci thotë se punon 25 orë në ditë!

14:24 | 11 May 2019

Blerand Stavileci ka bërë një status interesant sot.

Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci, ka shpërthyer sot në një reagim në profilin e tij në facebook, duke përçuar një mesazh për ‘mohuesit e shtetit’, dhe të gjithë ata që e xhelozojnë për ‘sukseset’ e tija.

Ky reagim i tij duket se ka ardhur pas akuzave të djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, se vetë Stavileci kishte intervenuar që të mbyllte rastin e rrahjes së gruas së tij nga persona të panjohur, gjatë kohës sa kishte qenë ministër.

Ai në këtë postim në ‘facebook’, e ka vendosur vetën në një pozitë triumaftori duke projektuar në anën e kundërt, në mënyrë imagjinare, njerëz të cilët e urrejnë e xhelozojnë ‘sukseset e tij në sport e politikë’

Sipas tij është mbushur kupa dhe se tani duhet të fillojë të flas për gjithë arritjet e tij pa modesti.

Stavileci ka treguar për gjithë medaljet e fituara me Prishtinë, dhe i është betuar PDK’së se do t’i qëndrojë besnik deri në vdekje.

Ja shkimi i plotë i tij:

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:

Pa modesti se boll ke ma!

Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.

Tash mbani pak edhe shënime:

N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!

Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!

Edhe për fund:

Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve.

Komento: