Blerim Berisha publikon këngën e tij të re “Nuk po don me ni”

20:25 | 13 Tetor 2025

Këngëtari i njohur Blerim Berisha ka lançuar një këngë të re sot, e titulluar “Nuk po don me ni”.

Ky është një projekt i ri i tij muzikor, që vjen me një tekst nga Ghulo, muzikë të Gëzim Berishës, orkestrim të Astrit Halimit, dhe me videoklip nga RiversalStudio. Kënga është publikuar nën labelin Baresha.

Në postimin e tij, Blerimi ka ftuar ndjekësit që ta ndajnë dhe të shijojnë këngën, duke theksuar se kjo është një punë e përbashkët me bashkëpunëtorët e tij.

Ai gjithashtu ka uruar të gjithë ndjekësit që të kenë një dëgjim të këndshëm dhe shpreson që projekti i tij të pëlqehet nga fansat.

Komento: