
Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani, vazhdon të ndajë herë pas here momente personale me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Krahas angazhimeve profesionale, ai tregon shpesh edhe raportin e afërt me familjen.
Së fundmi, aktori ka publikuar në Instastory një fotografi ku shihet duke e puthur nënën e tij në ballë, shkruan Kosovarja.
Në imazhin e ndarë, të dy shfaqen pranë njëri-tjetrit në një moment emocional dhe familjar.
Krahas fotografisë, Blerimi ka shkruar edhe urimin: “Urime oj nana jem”. Postimi i tij është një tjetër dëshmi e raportit të ngushtë që aktori ka me familjen dhe veçanërisht me nënën e tij.

