Blerim Latifi- kryeministrit Kurtit: Në opozitë me poezi e populizëm, në pushtet gazi i botës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Blerim Latifi- kryeministrit Kurtit: Në opozitë me poezi e populizëm, në pushtet gazi i botës

10:34 | 22 Qershor 2022

Latifi-Kurtit: Në opozitë me poezi e populizëm, në pushtet gazi i botës.

Profesori universitar Blerim Latifi e ka komentuar me një fjali marrëveshjen e së martës mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit.

Ai shkroi se Kurti në opozitë ua çonte peshë zemrat njerëzve “me poezitë e tij epike”, ndërsa tha se është bërë “gazi i botës” tash.
“Kështu e ka kjo punë: n’opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës”, shkroi Latifi.

Kosova u pajtua që t’i japë kompanisë së shtetit serb, “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq e nënshkruan dokumentin e implementimit të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015, kur në krye të shtetit ishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Këtë, që Kurti në vitin 2018 tha se nuk do të duhej të ndodhte kurrsesi, e mirëpriti të martën.

Komento: