Latifi: Rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit do të jetë i ndryshëm nga ai i 14 shkurtit.
Profesori universitar, Blerim Latifi, pret që rezultati zgjedhor i 17 tetorit të jetë ndryshe nga ai i 14 shkurtit ku Albin Kurti me VV’në mori mbi 50 për qind të votave. Thotë se këto zgjedhje janë një test për qeverinë e Albin Kurtit. Latfi pret që në komunat kryesor të dalin fituese katër partitë më të mëdha në vend.
“Zgjedhjet lokale janë një dimension tjetër i procesit demokratik në shoqëri ku njerëzit faktikisht më shumë i japin rëndësi kandidatëve të cilët garojnë për kryetarë të komunave por në rend të dytë edhe kandidatëve për asambletë komunale”, thotë Latifi.
“Kur përfshihet kryeministri në zgjedhjet lokale me një diskurs që përfshinë çështje të mëdha natyrisht ajo se do të ketë një lloj efekti në rezultatin e zgjedhjeve por nuk mendoj se do të ketë efekt të madh”, theksoi ai.
“Nuk besoj se me problemin e veriut dikush mundet me marrë vota në Kosovës, këndej Ibrit. Sepse ne duhet të dimë se veriu prej neve konsiderohet si një lloj barre, është një barrë e madhe e cila qëndron mbi kurrizin e shtetit të Kosovës, mbi perspektivën e këtij shteti. Nuk është një temë shumë pozitive që ngjallë emocione të mëdha”, theksoi Latifi.
“Nuk besoj se me veriun, aq më pak me dialogun dikush mundet me marrë vota në zgjedhjet lokale të cilat natyrisht se përbëjnë një test të madh për qeverinë e z.Kurtit. E kemi një rast ideal për me pa a vazhdon qeveria Kurti të ketë një mbështetje aq të madhe të cilët e patën në fillim të këtij viti kur fituan”, shtoi profesori.
“Shumë indikatorë na bëjnë me kuptuar se rezultati i 14 shkurtit nuk do të përsëritet më në këto zgjedhje edhe pse VV ka hy në këtë proces me besimin e palëkundur se 17 tetori do të jetë reprizë e 14 shkurtit. Vetëvendosje nuk do të jetë ajo që do t’i fitojë këto zgjedhje. Katër partitë e mëdha do të fitojnë në komuna të ndryshme, por do të jetë një rezultat shumë i ndryshëm nga rezultati i 14 shkurtit”, theksoi Latifi.