Blerim Sallahu e akuzon KQZ-në për shkelje të ligjit: Ia ndau numrin Listës Serbe edhe pse u ankuam

12:38 | 06 January 2025
blerim-sallahu-e-akuzon-kqz-ne-per-shkelje-te-ligjit:-ia-ndau-numrin-listes-serbe-edhe-pse-u-ankuam

Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka akuzuar KQZ-në se ka bërë shkelje të Ligjit.

Sipas tij, VV-ja është ankuar në PZAP për Listën Serbe, dhe pavarësisht kësaj, KQZ-ja ia ndau numrin.

Postimi:

KQZ- shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP- kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e listës serbe.

Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP.

Kqz ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numërit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së.

Komento: