Blerja e Milanit nga arabët, ja çfarë do të ndodh me fatin e Leaos

17:50 | 02 Maj 2022

Anësori i Milanit, Rafael Leao, po tërheq interesin e klubeve më të mira në Evropë, por një shitje këtë verë duket shumë e pamundur, thuhet.

Gianluca Di Marzio foli për Sky dhe konfirmoi se edhe verën e kaluar kishte klube ‘të mëdha’ evropiane që ishin të vëmendshëm ndaj situatës së Leaos pasi ata ishin admirues të paraqitjeve të tij, fizikut të tij, fuqisë dhe teknikës së tij, përcjell ORAinfo.

Leao ka qenë prej disa kohësh në fletoren e disa top klubeve të Europës, por njëkohësisht drejtuesit e Milanit ishin të bindur se kishin një diamant gati për t’u lustruar dhe për këtë arsye e bënë të pashitshëm.

Duke parë përpara kësaj vere dhe blerjen e re pothuajse të sigurt nga Investcorp, Di Marzio deklaron se ai nuk beson se fondi i Bahreinit do të prezantohet para tifozëve të Milanit duke shitur një nga lojtarët më të mirë të klubit./ORAinfo/

Komento: